Behxhet Shala thotë se LV-ja do t’i fitojë 30 deri në 35 %, AAK-ja e kalon pragun…

Behxhet Shala thotë se LV-ja do t’i fitojë 30 deri në 35 %, AAK-ja e kalon pragun…

Njohësi i rrethanave politike në vend, Behxhet Shala, ka bërë një prognozë interesante sa i përket zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë.

Shala në një shkrim autorial të botuar në “Epokën e re”, ka parashikuar se Lëvizja Vetëvendosje do mund të dalë e para në zgjedhje me 30 deri në 35 për qind të votave.

Po ashtu, Shala ka parashikuar se LDK-ja pas zgjedhjeve të ardhshme do të përfundojë në zyrën e Albin Kurtit.

Për PDK-në, Shala ka parashikuar se mund të rritet në vota në rast se është më agresive në bërjen e opozitës.

Shala ka vlerësuar se AAK-ja do ta kalojë pa pikë problemi pragun zgjedhor.

Parashikimi i Shalës:

Zgjedhjet e mundshme: LV-ja mund të dalë fituese me rezultat 30-35 %. Rruga e Re e Lumir Abdixhikut fillon nga Zyra e Vojsa Osmanit që e ndau LDK-në në dy pjesë dhe tash thirret në trashëgimin e Rugovës, pasi ia shkatërroi partinë, me destinim të përfundojë në zyrën e Albin Kurtit me një plan të qartë për një koalicion ku Lumlumi do të bëhet prime-ministër kurse Albin Kurti do të bëhej Vjosë Osmani – president.

Vojsa Osmani është përcaktuar të luaj rolin kryesor në serialin për “Barbie”, edhe ashtu është deklaruar se është presidente Barbi. PDK-ja nëse përcaktohet për një opozitarizëm më agresiv dhe më këmbëngulës, plus me sforcimin e opozitarizmit kushtetues mund të presë rezultate më të mira. Nëse vazhdon me të njëjtën mënyrë si deri sot, do të mbetet në moçalin elektoral të zgjedhjeve të fundit.

PDK-ja duhet të bartë kompetencat te gjeneratat më të reja që duhet të kenë rol vendimmarrës më të madh por të cilat nuk e mohojnë të kaluarën e partisë e dalë nga UÇK-ja, që kanë një linjë të qartë dhe të pastër kombëtare dhe që nuk bëjnë kompromis me çështje kombëtare, të UÇK-së apo me fatin e liderëve të tyre që po mbahen peng nga Gjykata Speciale Raciste. PDK-ja do të gabojë rëndë nëse hynë në koalicion parazgjedhor me ndonjë parti, publikisht apo heshtur. AAK-ja e kalon pragun zgjedhor pa asnjë problem.

Krejt kjo nëse në ndërkohë nuk ndodhë ndonjë e papritur. E pritshme është të ketë probleme të mëdha brenda vet shqiptarëve në Kosovë.