Bëhet virale videoja kur Mahrez i kishte treguar të dashurës së tij se po transferohet në Arabi – ajo shpërtheu në lot

Bëhet virale videoja kur Mahrez i kishte treguar të dashurës së tij se po transferohet në Arabi – ajo shpërtheu në lot

Riyad Mahrez i ka befasuar tifozët e futbollit për mënyrën e ftohtë që i tha gruas së tij për transferimin në Arabinë Saudite.

Lojtari 32 vjeçar u transferua në Lindjen e Mesme për t’u bashkuar me Al-Ahli nga Manchester City në verën e kaluar.

Dhe në një realitet të ri në dokumentarin e Prime Video të quajtur “Married To The Game” , jeta e grave që janë në lidhje ose martuar me lojtarë të Ligës Premier është pjesë e dokumentarit.

Taylor Ward është e dashura e Mahrezit dhe tani janë bërë virale pamjet kur lojtari ia kumton vendimin për të shkuar në Lindjen e Mesme.

Pasi i rrodhën lotët, Taylor mund të shihet duke thënë: “Riyad (Mahrez) më thirri dhe më tha ‘ne po shkojmë në Arabi”.

“Unë do të ulem këtu në shtëpi dhe të qëndroj vetëm”.

Mahrez më pas përgjigjet ftohtë duke thënë: “Është pjesë e lojës apo jo”.