
Begaj për shqiptarët e Luginës: I përkushtuar për ruajtjen e identitetit të tyre kombëtar
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka njoftuar se e ka mirepritur në takim kryetarin Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Enkel Rexhepi.
Në këtë takim, Begaj ka rikonfirmuar përkushtimin e tij të palëkundur për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.
Po ashtu, ai tha se do të angazhohet edhe për ruajtjen e identitetit kombëtar, kulturor dhe gjuhësor, të shqiptarëve në atë zone.
“Në këtë detyrë jam avokat i shqiptarëve dhe i Shqiptarisë, dhe i tillë do të mbetem edhe përtej këtij funksioni”, ka shkruar Begaj në Facebook.