Begaj: Institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së shqiptarëve të Luginë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka takuar deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi, Shaip Kamberin.
Ai ka bërë me dije se me Kamberin diskutuan për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët në këtë trevë.
“E sigurova se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, qeveria dhe institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Begaj në “Facebook”.