Gjenden qindra gjurmë të dinozaurëve në bregdetin jugor të Anglisë
Një tjetër provë se mbi Tokë, miliona vite më parë kanë ekzistuar ‘Parku Jurasik’ dhe Dinozaurët.
Zbulimi historik dhe befasues është bërë në bregdetin jugor të Anglisë. Qindra gjurmë dinozaurësh që datojnë nga Jurasiku i Mesëm, ose rreth 166 milionë vjet më parë, janë gjetur në guroren Dewars Farm, në Oxfordshire.
Shkencëtarët nga Universitetet e Oksfordit dhe Birmingamit kanë identifikuar pesë shtigje të mëdha gjurmësh, njëra prej të cilave është mbi 150 metra e gjatë.
Katër nga rrugët i përkasin sauropodëve barngrënës gjigantë, ndoshta Cetiosaurus, dinosaurëve me qafë të gjatë që mund të arrinin 18 metra gjatësi, të afërm të Diplodocus-it të famshëm.
Një video është shpërndarë edhe në rrjet, ku duken shkencëtarët duke punuar mbi këtë zbulim.
https://rumble.com/v65hged-gjurm-jurasike-t-dinozaurve-n-angli.html