Bedri Hamza: Për 50% do ta rrisim mbështetjen për kategoritë e luftës
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se për 50% do ta rrisim mbështetjen për kategoritë e luftës.
“Janë ndërgjegjja e Kosovës. Janë nderi i kombit tonë. Familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së janë vlerat që i flasin secilës gjeneratë. Janë mbi politikën e përditshme dhe për 50% do ta rrisim mbështetjen për kategoritë e luftës. Pa trimërinë, heroizmin dhe vendosmërinë e tyre, Kosova nuk do të ishte – siç është! UÇK, Kosova mundet ma mirë për ty!”, ka shkruar Hamza në Facebook.