
Bedri Hamza: Nga Prizreni historik, u nisëm drejt fitores
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka theksuar se nga Prizreni historik, u nisën drejt fitores.
“Kosova nuk ka më kohë për të humbur. Kosova po vuan nga keqqeverisja dhe qytetarët po e paguajnë çmimin me kosto të lartë jetësore, paga të ulëta, pasiguri energjetike dhe largim të të rinjve”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Ai ka theksuar se shteti nuk mund të udhëhiqet me improvizime. Shteti udhëhiqet me plan. Qeveria ime do të punojë për të gjithë, pa përjashtime! Kosova që funksionon nis me ne. Me ty. Me të gjithë. Bashkë. Përpara”, ka shkruar Hamza.
