
Bedri Hamza në Klinë: Ne bashkojmë, ne i vlerësojmë edhe ata që mendojnë ndryshe
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim masiv me qytetarët e Klinës.
Hamza ka premtuar në Klinë se do ta përfundojë autostradën për Pejë, që kalon kah Klina, do ta ndërtojë unazën e re që lidh rrugët Klinë – Skenderaj dhe Klinë – Istog, si dhe linjën hekurudhore Klinë – Prizren u ka premtuar se do ta bëjë funksionale.
“Ne, kur të jemi në qeveri, do t’i shërbejmë të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, sepse gjithë qytetarët e Kosovës janë njerëz të mirë, janë njerëz të ndershëm, janë njerëz punëtorë. Projektet kapitale, kam premtu mbi 6 miliardë euro për një mandat 4-vjeçar, në infrastrukturën rrugore, hekurudhore, furnizimin me ujë, projektet e tjera transformuese, që do ta ndryshojnë Kosovën. Do të përfundohet përfundimisht rruga prej Prishtinës deri në Pejë, linjat hekurudhore Prizren – Klinë dhe Pejë – Klinë, që vazhdojnë në drejtim të Fushë Kosovës, do të jenë të modernizuara dhe gjithandej Kosovës do të ketë projekte. Na nuk jemi ata që ndajnë, na jemi ata që bashkojmë. Na jemi ata që i vlerësojmë edhe ata që mendojnë ndryshe prej neve. Unë nuk i quajta as kundërshtarë politikë, unë thashë janë oponentë politikë. Me i mujtë? Po, me i mujtë po, me votën e juaj, në mënyrë demokratike, në mënyrë masive”, ka thënë Hamza.