Bedri Hamza: Do ta themelojmë Bursën e Kosovës

Bedri Hamza: Do ta themelojmë Bursën e Kosovës

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar kryetarin Nazmi Viqa dhe anëtarët e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.

Ai ka thënë se rritja e qëndrueshme ekonomike është në thelb të programit të tij.

“Unë do t’i mbështes bizneset vendor me grante deri në 30% të investimeve, me modernizimin e teknologjisë së prodhimit, me qasje më të mirë në financa dhe pako të veçanta për rritjen e eksportit”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Njëkohësisht, ka thënë se do të krijojnë ambient më të favorshëm për investime të huaja dhe do ta themelojnë Bursën e Kosovës, si platformë të tregut të kapitalit për sektorin privat, ku do të tregtohen aksionet dhe letrat me vlerë të korporatave në Kosovë. “Një nga përfitimet kryesore të kësaj burse do të jetë mundësia për diasporën dhe investitorët e huaj që të investojnë në kompanitë tona, duke sjell kapital të ri dhe duke kontribuar në rritjen e ekonomisë vendore. Kosova mundet ma mirë!”, ka deklaruar Hamza