
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës
Bashkimi Evropian pret konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re të Kosovës për të vazhduar angazhimin me autoritetet kosovare pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Kështu thuhet në një deklaratë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionares për Zgjerim, Marta Kos, një ditë pasi Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme, të cilat i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.
“Qeveria e re duhet të dyfishojë përpjekjet e saj për reformat shumë të nevojshme që lidhen me BE-në”, u tha në deklaratën e dy zyrtareve evropiane, raporton Rel.
BE-ja mirëpriti pjesëmarrjen e partive nga të gjitha komunitetet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se ky proces tregoi “përkushtim të fortë për parimet demokratike”.
“I bëjmë thirrje Kuvendit që sapo të formohet të ratifikojë marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes”, u tha në deklaratë.
Kurti, pas fitores në zgjedhje, tha se pret bashkëpunim me partitë në opozitë për marrëveshjet prej mbi 800 milionë eurosh që lidhen me Planin e Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që në total pak vlerën e 6 miliardë eurove.
Kallas dhe Kos tha se ratifikimi i marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes janë në interesin e Kosovës dhe kjo, sipas tyre, duhet të ndodhë sa më shpejtë në mënyrë që popullata të përfitojë nga ky plan.
