BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor

BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian është shumë afër t’i përmbyllë procedurat e miratimit të agjendave të reformave, të cilat i kanë paraqitur vendet e Ballkanit Perëndimor, si kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes, në vlerë prej 6 miliardë eurosh, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Përfituese të Planit – që u miratua nga BE-ja në maj – janë të gjitha vendet e rajonit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia.

Komisioni i IPA-s (Instrumentet e Para-Anëtarësimit) dha më 11 tetor pëlqimin final për vetëm pesë nga gjashtë vendet, që i kanë paraqitur agjendat e reformave dhe rritjes.

I vetmi vend i rajonit, i cili nuk mund të presë ende miratimin e agjendës së tij, është Bosnje e Hercegovina, pasi që dokumenti që ky vend e ka dërguar në BE, nuk ka qenë komplet dhe nuk i ka adresuar të gjitha sugjerimet e dhëna nga Komisioni Evropian.

Komisioni Evropian pritet që më 16 tetor ta miratojë vendimin për zbatim.

Në këtë mënyrë, Komisioni Evropian do të jetë i gatshëm nga ana e tij që t’i kryejë edhe pagesat e para nga paketa në fjalë.

Shkrimi në link https://www.evropaelire.org/a/be-prane-finalizimit-te-mjeteve-per-ballkanin-perendimor-/33155392.html