“BE-ja po do me zor me ia marr kompetencën Kosovës për draftin e Asociacionit”

“BE-ja po do me zor me ia marr kompetencën Kosovës për draftin e Asociacionit”

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian për të propozuar draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kështu ka deklaruar Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e cila është mbajtur gjatë së enjtes.

“Drafti i dorëzuar nga Bashkimi Evropian ka një parregullsi, nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian, Nëse bashkimi Evropian nuk e modifikon këtë qëndrimin, atëherë i bie që do me ia marr me zor kompetencën shtetit të Kosovës, kjo është e pamundshme, në relacionin që kemi me BE-në”, u shpreh Konjufca.

“Kompetencën nuk mundet me e marrë Bashkimit Evropian për me propozu një draft zyrtar, i cili do të jetë draft zyrtar që do të kalojë në Gjykatë Kushtetuese dhe në instanca tjera”.