“BBVA 3” fillon këtë të shtunë, Ilir Shaqiri: 2 finalistët do të jenë…
Balerini Ilir Shaqiri, fitues i ”Big Brother Albania Vip 1” në një intervistë në “Pardon My French”, ka dhënë mendimet e tij në lidhje me edicionin e tretë të “BBVA 3”, i cili nis më 13 janar 2024. Për Ilirin ndonëse ende nuk ka nisur reality show, mendon se Julian Deda dhe Romeo Veshaj do të jenë finalistët.
“Nga gjithë ajo listë që doli, unë njoh 5-6 veta, që i njoh nga afër. Të tjerët nuk i njoh sepse nuk ka lidhur asgjë. Sigurisht, është një kast shumë i ndryshëm, ka shumë karaktere të ndryshme. Unë e kam të qartë kush do të ketë një lloj fërkimi shumë të fortë, sepse i njoh që të dy dhe e di që të dy do të luftojnë shumë fort për të arritur finale dhe për të fituar”, duke përmendur Romeo Veshajn dhe Julian Dedën.
Spektakli i “Big Brother Albania Vip 3”, këtë herë vjen me ndryshime të shumta, që nga moderatori, i cili këtë herë do të jetë Ledion Liço; opinionistja, që do të jetë Ori Nebijaj, krah Arbër Hajdarit, si dhe ndryshime në ambientet e shtëpisë.