HomeSportBayern Munich shpreh interesim për Rashfordin, Barcelona në vështirësi

Bayern Munich shpreh interesim për Rashfordin, Barcelona në vështirësi

spot_img

E ardhmja e Marcus Rashford duket gjithnjë e më larg Barcelonës, pavarësisht sezonit të suksesshëm që sulmuesi anglez zhvilloi me fanellën e klubit katalanas.

28-vjeçari kaloi sezonin e fundit në huazim te Barcelona, ku arriti të lërë gjurmë të rëndësishme në repartin ofensiv.

Rashford regjistroi 14 gola dhe 14 asistime në të gjitha garat, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës gjatë edicionit që sapo përfundoi.

Megjithatë, qëndrimi i tij në “Camp Nou” po bëhet gjithnjë e më i vështirë për shkak të situatës financiare të klubit spanjoll, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportimeve të mediave gjermane dhe angleze, Bayern Munich po e ndjek me vëmendje zhvillimin e situatës dhe po shqyrton seriozisht mundësinë për të bërë një ofertë gjatë afatit kalimtar të verës.

Kampionët e Gjermanisë janë në kërkim të përforcimeve në krahët e sulmit pas dështimit për të siguruar disa nga objektivat kryesorë të merkatos.

Në këtë kontekst, Rashford konsiderohet një alternativë shumë e vlefshme për bavarezët, falë eksperiencës së tij dhe aftësisë për të luajtur në disa pozicione të repartit ofensiv.

Nga ana tjetër, Barcelona vazhdon të ketë një opsion blerjeje për kartonin e sulmuesit anglez, por ardhja e Anthony Gordon dhe kufizimet financiare kanë komplikuar planet e drejtuesve katalanas. Klubi po heziton të paguajë shumën që kërkon Manchester United për transferimin përfundimtar të lojtarit.

Një tjetër pengesë e rëndësishme mbetet paga e lartë që Rashford përfiton aktualisht, çka e bën operacionin edhe më të vështirë për Barcelonën.

Për këtë arsye, negociatat nuk kanë shënuar progres të dukshëm dhe e ardhmja e anglezit vazhdon të mbetet e paqartë.

Sulmuesi ka pranuar publikisht se ende nuk e di se ku do të luajë pas verës, pavarësisht paraqitjeve pozitive që pati me skuadrën katalanase.

Ndërkohë, Bayern Munich po e vlerëson me kujdes mundësinë e transferimit.

Drejtuesit bavarezë e konsiderojnë Rashfordin një profil ideal për nevojat e skuadrës, por po analizojnë me kujdes koston totale të operacionit, sidomos për shkak të pagës së konsiderueshme të futbollistit.

Javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Marcus Rashford.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...