
Bayern “mbretëron” në Paris, fiton ndaj kampionëve të Europës, Liverpool triumf zemre ndaj Realit
Emocione dhe spektakël në Champions. Bayern fiton 1-2 ndaj PSG, në ndeshjen që u mbajt në Francë.
Luis Diaz “rrëmbeu skenën” në pjesën e parë, duke shënuar dy gola dhe duke u ndëshkuar më pas me karton të kuq.
Në pjesën e dytë, kampionët e Europës ngushtuan shifrat me Neves, por vetëm kaq, pasi nuk bënë dot diçka më shumë.
Liverpool mposhti 1-0 Real Madrid me golin e Mac Allister.
Atletico Madrid mund 3-1 Royale Union, sakaq 4-0 triumfon Tottenham ndaj Copenhagen.
Sfidë interesante në Itali, me sfidën mes Juves dhe Sportingut që që u mbyll 1-1.
