Batatina: Nëse ndalet sponsorizimi për klubet sportive, atëherë duhet t’i ndalim aktivitetet sportive

Batatina: Nëse ndalet sponsorizimi për klubet sportive, atëherë duhet t’i ndalim aktivitetet sportive

Trajneri Tahir Batatina ka thënë se nëse ndalet sponsorizimi për klubet sportive, atëherë të gjithë njëzëri duhet t’i ndalim aktivitetet sportive.

“Të gjithë sportdashësit, tifozët, drejtuesit e klubeve dhe shkollat e futbollit duhet të nisim një protestë masive para Ministrisë së Sportit. Të dorëzohen të gjitha kartelat e lojtarëve në ministri dhe ta lëmë që vetë ministria të organizojë garat në të gjitha kategoritë e futbollit në vendin tonë. Nuk është e pranueshme që për inate personale apo interesa individuale të dëmtohet sporti dhe e ardhmja e futbollit në Kosovë. Në të gjitha vendet e zhvilluara, sporti ndihmohet dhe mbështetet – te ne po pengohet. Kjo është edhe arsyeja pse të rinjtë po largohen dhe Kosova po zbrazet dita-ditës. Nëse kështu vazhdon, atëherë le të luajnë futboll vetë ministrat dhe zyrtarët e Ministrisë, sepse edhe ashtu nuk kemi institucione funksionale – as kuvend, as qeveri”, ka shkruar ai në Facebook.