Batatina fitoren e Llapit ia dedikon dëshmorëve

Batatina fitoren e Llapit ia dedikon dëshmorëve

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se fitoren e ekipit të tij ua dedikon dëshmorëve dhe familjeve të tyre dhe gjithë invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së.

Ai tutje tha se tani në liri, ai dhe ekipi i tij, dëshirojnë që ta bëjnë qytetin krenar me titullin e kampionit.

”Sot është dita e dëshmorëve të Llapit dhe këtë fitore dua t’ua dedikoj atyre dhe familjeve të tyre dhe gjithë invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së”, shkroi Batatina në Facebook.

“Kujtimet më të mira gjithmonë për gjithë ata që dhanë jetën për liri që ne sot të jetojmë dhe të luajmë të lirë. Një rrugë e gjatë e imja dhe gjithë atyre që për këtë vend sakrifikuan shumë”.

“E tash në liri, dua që me ekipin tim dhe tifozët, ta arrijmë ta bëjmë krenar qytetin dhe gjithë Llapin me titullin kampion të fituar në fushë”.