
Bashkimi ndan rrugët me Lozoyan
Bashkimi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me lojtarin Grant Lozoya.
Këtë klubi prizreans e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, teksa ka falënderuar Lozoyan për shërbimet.
“Faleminderit Grant Lozoya! Klubi njofton se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën me lojtarin Grant Lozoya, të cilin e falenderojmë për kontributin e dhënë dhe i dëshirojmë suksese ne karrierë”, thuhet në njoftim.