HomeAktualeBashkimi me PDK-në, Limaj: I natyrshëm dhe burimor, është ndezur një elektorat...

Bashkimi me PDK-në, Limaj: I natyrshëm dhe burimor, është ndezur një elektorat i përbashkët

spot_img
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur lidhur me bashkimin me Partinë Demokratike të Kosovës.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ai këtë e quajti diçka që buron nga baza dhe që është e natyrshme e burimore.

“Diçka që buron nga baza, nga elektorati nga kërkesat është krejt e natyrshme, është burimore, është me shumë dashamirësi me shumë vullnet. Në fund të fundit për çka bëhen këto gjëra, për elektoratin. Kjo që po ndodh është në mënyrë të natyrshme, anë e kënd Kosovës është ajo që e ka kërkuar elektorati, po e shfaqë çdo ditë në takime dhe tubime”, tha ai.

Limaj gjithashtu u shpreh se nga ajo që po shihet në takime, sipas tij, është ndezur një elektorat i përbashkët.
“Po ndihemi jashtëzakonisht mirë, në të gjitha takimet që kemi qenë, në të gjitha kontaktet që i kemi, po ma merr mendja që është ndezur një elektorat i përbashkët. Ka qenë një lajm i mirëpritur nga mijëra njerëz që janë votues të devotshëm”, deklaroi ai./Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...