Bashkim Shala i jep fund karrierës

Bashkim Shala i jep fund karrierës

Bashkim Shala i ka dhënë fund karrierës si futbollist aktiv.

Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti vushtrrias përmes një postimi në rrjetet sociale

Vushtrriasi ka qenë njëri prej futbollistëve më të dalluar në futbollin kosovar, ku luajti me sukses për 16 vjet, nga viti 2008 e deri tash.

Futbollisti kualitativ kishte luajtur për disa skuadra si Llamkos Kosova, me të cilën ishte shpallur kampion dhe e kishte fituar Superkupën, për të vazhduar më pas me Prishtinën, Flamurtarin, Trepçën ’89, me të cilën i kishte fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës, Ferizajn, Besën, Trepçën e Drenicën.

Postimi i plotë:

Pershëndetje miq ,

Desha të ju informoj qe pas shum viteve ne futbollin kosovarë kam vendosur qe të TËRHIQEM nga futbolli aktiv .
Periudha 2008-24 kan qenë vitet me
të lumtura te jetes time.

Falënderoj Familjen , Shoqërin dhe te gjithë njerzit qe i kisha afër dhe me mbështeten per te gjitha sukseset qe i arrita gjate këtyre 16 viteve karrier futbollistike .
—————
Ndjehem krenar qe kam djersitur fanellën e shumë klubeve me histori ne vendin tonë

Llamkos Kosova(🥇Kampion & super kupa🏆)
FC Prishtina
KF Flamurtari
KF Trepqa 89 (kupa & super kupa 🏆)
KF Ferizaj
KF Besa
KF Trepqa
KF Drenica
—————–
Falënderoj te gjithë trajnerët, bashkëlojtaret, klubet , kryesit , dhe tifozët e gjitha klubeve te cilat kam lujatur gjate ketyre vitëve .
—————–
Në veqanti falënderoj tifozerin ” 𝗙𝗼𝗿𝗰𝗮” 🤍💙 me te cilët bashkë kemi krijuar histori per qytetin e VUSHTRRISË.
I falënderoj për emocjonet,krenarin , dhe perkrahjen e vazhdueshme te cilen ma kanë dhuruar gjate ksaj kohe,ndjehem krenarë dhe i priveligjuar si sportist i qytetit ,

𝙍𝙚𝙨𝙥𝙚𝙘𝙩 ♾️

𝓕𝓪𝓵𝓮𝓶𝓲𝓷𝓭𝓮𝓻𝓲𝓽 🫡