HomeAktualeBashkim Jashari pret delegacionin e Gardës Kombëtare të Ajovës, diskutohet avancimi i...

Bashkim Jashari pret delegacionin e Gardës Kombëtare të Ajovës, diskutohet avancimi i FSK-së

spot_img

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim delegacionin e Gardës Kombëtare të Ajovës, të kryesuar nga shefi i shtabit të gardës ajrore të Ajovës, Gjeneral Brigade Justin T. Wagner.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin dhe avancimin e mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Palët vlerësuan rëndësinë e partneritetit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të këtij partneriteti.

Ky bashkëpunim përbën një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin profesional dhe institucional të FSK-së, si dhe në forcimin e marrëdhënieve të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vlen të theksohet se gjatë kësaj jave, në Forcën e Sigurisë së Kosovës po qëndron një delegacion i gjerë ekspertësh nga njësi të ndryshme të Gardës Kombëtare të Ajovës, të cilët janë angazhuar në fusha dhe aktivitete të ndryshme, në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...