
Basha: Shqiptarët, vështirësi për blerjen e barnave dhe shërbimeve shëndetësore
Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se, 33% e shqiptarëve nuk ia dalin dot të blejnë ilaçet që nuk mbulohen nga skema e sigurimeve shëndetësore. Sipas tij shumë barna që rimbursohen janë të cilësisë të dobët dhe nuk përfshijnë sëmundje me kosto të lartë të trajtimit.
“Sot shqiptarët e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë ilaçet e nevojshme për të kuruar sëmundjet e tyre e të pamundur të marrin shërbimin e nevojshëm shëndetësor. Shqipëria ka përqindjen më të madhe të njerëzve në rajon që përballen me vështirësi për blerjen e barnave dhe shërbimeve shëndetësore që nuk mbulohen nga skema e Sigurimeve Shëndetësore”, theksoi ai.
“33% e shqiptarëve nuk ia dalin dot të blejnë barnat që nuk mbulohen nga sekma e sigurimeve. Ndërkohë barnat që mbulohen nga skema e sigurive, janë të një cilësie të dobët dhe nuk mbulojnë shumë sëmundje ku kostoja e ilaçeve është e lartë”, nënvizoi Basha.