Basha i përgjigjet Berishës: Një grusht zombiesh, mumiesh duan të mbajnë Shqipërinë peng

Basha i përgjigjet Berishës: Një grusht zombiesh, mumiesh duan të mbajnë Shqipërinë peng

Kreu i PD-së Lulzim Basha në takimin Rinia & IA ( inteligjenca  artificiale)”, organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka folur për Inteligjencën Artificiale ku tha se me premtime të jashtëzakonshme, por dhe me kërcënime.

Basha foli dhe për situatën politike në vend, ku tha se gjendemi në një udhëkryq mes një grushti zombiesh, mumiesh që duan ta mbajnë Shqipërinë peng.

“Udhëkryqi që jemi gjendur në një kohë kaq të gjatë duhet të zgjidhet në favor të të rinjve shqiptare”, tha ndër të tjera Basha.

“Faleminderit për këtë pjesëmarrje në këtë ngjarje të veçantë që ka brenda dhe nervin politk. Secili prej jush vjen këtu se ose është ose do të angazhohet politikisht me PD. Jemi këtu në një moment të veçantë, në një udhëkryq të jashtëzakonshëm, ku gjithçka që njohim, shijojmë, provojmë, bëhet gati të ndryshojë dhe kjo falë teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Po vjen me premtime të jashtëzakonshme, por dhe me kërcënime. Kërcënime për fake neës, për të shtrembëruar realitetin. Në këtë udhëkryq të jashtëzakonshëm do të ndryshoje potencialin e të gjithëve.

Udhëkryqi është tension mes një grushti zombiesh, mumiesh që duan ta mbajnë Shqipërinë peng, një ekuacion që nuk i prish më shumë sesa rinia. Një Shqipëri pa rini, me rinoi kokëulur, të demotivuar që i ka sytë nga largimi, është një rini që nuk e kërcënon pushtetitin e tij dhe vendi ka arritur në një pikë kritike.

Sonte nga kjo sallë i japim një mesazh rinisë kudo ndodhen, se kanë në dispozicionin e tyre një platformë për të çuar përpara betejën e rinisë dhe kjo është platforma e PD-së. Ejani dhe bëjeni tuajën këtë parti,  këtë platformë. Udhëkryqi që jemi gjendur në një kohë kaq të gjatë duhet të zgjidhet në favor të të rinjve shqiptare”, tha Basha.

Duke iu pergjigjur ne kete menyre akuzave te Berishes dhe eksponenteve te Foltores se po perdoren nga Rama per Reformen Zgjedhore dhe goditjen e opozitarizmit, ne favor te nje mandati te katert rresht qeverises te PD.