
Barcelona, trajneri Flick shuan dilemat: Ky futbollist qëndron
Nuk ka dyshime. Gavi do të qëndrojë te Barcelona. Konfirmimi ka ardhur nga trajneri i katalanasve, Hansi Flick.
“Unë bisedoj me të gjithë lojtarët. Është Gavi, çfarë duhet të them për atë. Ai ka ardhur nga një lëndim shumë serioz dhe kishte nevojë për kohë që të rikuperohet”.
“Ai është njëri nga lojtarët më të mirë, ai po bën shumë mirë. Ai do të luajë për shumë vite tek Barcelona dhe do të jetë një super yll këtu”.
“Ai mundet dhe do të përmirësohet. Qëndrimi i tij është i jashtëzakonshëm. Ai dhe unë jemi shumë të lumtur. Jam i sigurt se ai do të luajë në Kupën e Botës”, ka thënë Flick, raporton BW.