HomeSportBarcelona spektakolare, mposht Rayo Vallecanon dhe merr kreun e La Ligës

Barcelona spektakolare, mposht Rayo Vallecanon dhe merr kreun e La Ligës

spot_img

Barcelona ka regjistruar një fitore spektakolare 5-2 ndaj Rayo Vallecanos, duke përmbysur disavantazhin dhe duke u ngjitur në krye të tabelës.

Rayo kaloi e para në epërsi me Sergio Camellon në minutën e 12-të, por Barcelona reagoi shpejt, transmeton Klankosova.tv.

Raphinha barazoi në të 19-tën, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Lamine Yamal shënoi një gol fantastik nga distanca për përmbysjen.

Në pjesën e dytë, katalunasit thelluan avantazhin në 3-1 pas autogolit të Florian Lejeunes, por Camello shënoi sërish për ta ngushtuar rezultatin në 3-2.

Barcelona reagoi menjëherë dhe Raphinha realizoi golin e dytë personal për 4-2, ndërsa në fund Lamine Yamal vulosi fitoren me golin e tij të dytë në ndeshje.

Me këtë triumf, Barcelona merr kreun e La Ligës, ndërsa në qendër të suksesit ishin Raphinha dhe Yamal, me nga dy gola secili.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...