Barcelona shkarkon zyrtarisht Xavin

Barcelona shkarkon zyrtarisht Xavin

Xavi Hernandez nuk është më trajner i Barcelonës. Ish-mesfushori i njohur është shkarkuar nga drejtimi i klubit blaugrana, teksa lajmi i është njoftuar sot nga presidenti Joan Laporta.

Kreu i Barçës mbërriti pak para orës 12 të mesditës, para se të përfundonte seanca e ekipit të parë. Barça do të zyrtarizojë nënshkrimin me Hansi Flick si trajner i ri të hënën.

Në deklaratë, Barça thekson se Xavi do ta drejtojë ndeshjen e fundit të La Ligas në Sevilje, të dielën (21:00). Klubi i Barçës shton se “dëshiron të falënderojë Xavin për punën e tij si trajner dhe i uron atij gjithë fat në botë”.

Barça shton se do të raportojë për strukturën e re të ekipit të parë në ditët në vijim, ku do të zbulohet emri i Hansi Flick si trajneri i ri.