Barcelona përmbys Atleticon, gjashtë gola në Madrid

Barcelona përmbys Atleticon, gjashtë gola në Madrid

Barcelona përmbys 2-4 Atletico Madrid, në supersfidën e La Liga. Alvarez ndezi festën për Los Colchoneros në pjesën e parë, me golin e tij në minutën e 45-të.

Sorloth dyfishoi shifrat në të 70-tën, por katalanasit nuk e kishin thënë ende fjalën e tyre. Lewa rihapi llogaritë, ndërsa Torres vendosi ekuilibrat.

Yamal, në të 90-tën, dërgoi topin pas shpinës së Oblak. Spektakli i Barcelonës nuk kishte përfunduar ende, pasi Torres kompletoi dopietën. Ekipi i Flick ka 60 pikë, në vendin e parë, raporton BallkanWeb.