Barcelona kërkon Kvaratskhelia, por De Laurentiis kërkon shifrën e frikshme
Barcelona i ka kërkuar Napolit informacion në lidhje me të ardhmen e Khvicha Kvaratskhelia.
Sipas raportimeve të medieve spanjolle, ky fakt ka konfirmuar interesimin e madh të katalanasve për sulmuesin gjeorgjian.
Gjithsesi De Laurentiis nuk ka ndërmend ta lejojë 23-vjeçarin të largohet nëse nuk merr një ofertë që e kalon shifrën e 130 milionë eurove.
Numri një i Napolit njihet për kërkesat e tij të shfrenuara, që kanë sjell dhe më parë refuzime për shumë oferta që kanë ardhur edhe në drejtim të Osimhen.