HomeSportBarcelona interesohet për Lautaro Martinez, Deco takon agjentin

Barcelona interesohet për Lautaro Martinez, Deco takon agjentin

spot_img

Barcelona po e mban në radar Lautaro Martinezin si një alternativë për sulmin, në rast se dështon tentativa për të transferuar Julian Alvarez nga Atletico Madrid.

Sipas Calciomercato.com, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zhvilluar një takim me Alejandro Camano, agjentin e kapitenit të Interit. Kontakti është një lëvizje për të kuptuar situatën e sulmuesit argjentinas dhe kushtet e mundshme të një operacioni, shkruan Klankosova.tv.

Megjithatë, për momentin nuk bëhet fjalë për një negociatë konkrete me Interin dhe Barcelona nuk ka paraqitur asnjë ofertë zyrtare për Lautaron. Bëhet fjalë vetëm për një sondazh fillestar.

Në Milano, ndërkohë, qëndrimi është i qartë: Interi nuk dëshiron të privojë veten nga kapiteni dhe lideri kryesor i skuadrës. Lautaro ka kontratë me klubin zikaltër deri në vitin 2029 dhe largimi i tij do të ishte një goditje e madhe si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë të lidershipit.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...