Barcelona fiton titullin e Ligës së Kampionëve në hendboll
Hendbollistët e Barcelonës mposhtën Aalborgun e Danimarkës me rezultat 31:30 në finalen e Ligës së Kampionëve dhe kështu fituan titullin e kampionit të Evropës për klube.
Katalanasit kaluan në finalen e Ligës së Kampionëve në hendboll duke mposhtur Kielin, ndërsa lojtarët e Aalborg mundën Magdeburgun. Para mijëra tifozëve të saj në Koln, Barcelona fitoi pas një drame të vërtetë, e cila garantoi emocione për të gjithë shikuesit nga minuta e parë deri në minutën e fundit.
Pjesa përfundoi me rezultatin 15:15 dhe Barcelona e bëri diferencën e parë të dukshme pesë minuta para fundit kur shkoi në plus tre.
Danezët arritën të bëjnë një seri të mirë dhe të sjellin pasiguri në duel, por në fund Barcelona arriti të mbrohej në një sulm në të cilin Aalborg pati një shans për të barazuar dhe për të shkuar në kohën shtesë. Francezët ishin më efikaset te Barcelona dhe sollën fitoren sot, përkatësisht Melvin Richardson me tetë gola, Dika Mem me shtatë gola dhe Timothey N’Guessan me gjashtë gola. Te Aalborg, Mikkel Hansen shënoi tetë gola.
Është trofeu i 12-të i Barcelonës në Ligën e Kampionëve, që e bën gjigantin katalanas rekordmen në garë. Nga ana tjetër, Aalborg do të jetë ende në pritje të trofeut të parë.