Barcelona fiton me poker ndaj Betisit

Barcelona fiton me poker ndaj Betisit

Barcelona triumfon 2-4 në transfertën e Real Betis, në sfidën e javës së 21-të të La Liga. Ferran Torres zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 21-të.

Në fillimin e pjesës së dytëm Torres gjeti sërish rrugën drejt rrjetës dhe dyfishoi avantazhin e Barçës. Nga ana e Betis tentuan dhe rihapën sfidën në minutën e 56-të me Isco-n që realizoi një super gol.

Teksa në minutën e 59’ Isco u bë sërish protagonist, duke realizuar golin e dytë dhe duke barazuar për vendasit. Megjithatë në minutën e 90-të, Joao Felix realizoi golin e tretë për ekipin e tij dhe e riktheu Barcelonën në avantazh.

Ndeshja u vulos nga Torres, i cili në minutën e 90+2-të gjeti sërish rrugën drejt rrjetës dhe bëri poker për ekipin e tij. Pas javës së 21-të të La Liga-s, Betis renditet në vend të nëntë me 31 pikë, teksa Barcelona në vend të tretë me 44 pikë.