Barcelona “blindon” lojtarin, kontratë deri në vitin 2029
Të reja të rëndësishme te Barcelona. Katalanasit kanë rinovuar kontratën me Fermin Lopez. Lopez kishte një marrëveshje deri në 2027, ndërsa akordi i ri parashikon zgjatjen e bashkëpunimit deri në vitin 2029.
Mesfushori 21-vjeçar ka luajtur 5 ndeshje në këtë sezon të La Liga, pa mundur dot të shndërrohet në protagonist. Në shtëpinë e Barcelonës ka ende shumë çështje, të cilat presin zgjidhje.