Banka Botërore e përkushtuar për ndihmë në sanimin e dëmeve në Ibër-Lepenc

Banka Botërore e përkushtuar për ndihmë në sanimin e dëmeve në Ibër-Lepenc

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takua me zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Antonella Bassani.

Gjatë këtij takimi, u diskutuan një sërë temash të fushës ekonomike, fiskale dhe sektorale.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Bassani shprehu keqardhje për sulmin ndaj Kosovës në kanalin e Ibër Lepencit, duke theksuar se Banka Botërore është e përkushtuar për të ndihmuar në sanimin e dëmeve.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Kosovën.