Ballkani transferon mbrojtësin Elmando Gjini

Ballkani transferon mbrojtësin Elmando Gjini

K.F. Ballkani është përforcuar në këtë afat kalimtar edhe me një futbollist.

Ata kësaj radhe kanë transferuar mbrojtësin shkodran, Elmando Gjini.

“Për t’i ndjekur objektivat tona ashtu siç na takon, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kampionëve të Republikës së Kosovës, iu është bashkuar edhe një futbollist kualitativ”, thuhet në njoftimin e Ballkanit në Facebook.

“Mbrojtësi 21-vjeçar, Elmando Gjini, tashmë është veshur portokall e zi”.

“Lojtari që mbron ngjyrat e Kombëtarës së Shqipërisë, së fundmi ishte pjesë e Teutës së Durrësit, skuadër me të cilën FC Ballkani ka arritur marrëveshje për blerjen e kartonit të tij”.