
Ballkani i ndan rrugët me drejtorin sportiv Omer Bunjaku
Omer Bunjaku nuk është më drejtor sportiv i Ballkanit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi dardan, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Faleminderit, Omer Bunjaku. Pas përfundimit të kontratës me drejtorin sportiv, në mirëkuptim të ndërsjellë kemi vendosur që të mos e vazhdojmë më tej bashkëpunimin. E falënderojmë Drejtorin për kontributin e dhënë gjatë periudhës së angazhimit të tij dhe i urojmë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm!”, shkruan klubi.