Ballkani fiton ndaj Suharekës dhe bëhet lider, Dukagjini mposht Llapin

Ballkani fiton ndaj Suharekës dhe bëhet lider, Dukagjini mposht Llapin

Skuadra kampione në fuqi, Ballkani ka arritur fitore të rëndësishme në derbin e qytetit ndaj Suharekës.

Portokallezinjtë triumfuan me rezultat 1:0 në ndeshjen e javës së nëntë të Albi Mall Superligës.

Goli vendimtar u shënua nga Bleart Tolaj në minutën e katërt, pas një aksioni të shpejtë dhe të saktë.

Ndeshja ishte mjaft emocionuese, me të dy skuadrat që ofruan lojë dinamike dhe krijuan disa raste shënimi.

Megjithatë, rezultati përfundimtar mbeti 1:0 në favor të skuadrës së Artim Pollozhanit.

Me këtë fitore, Ballkani ngjitet në krye të renditjes me 17 pikë, derisa Malisheva renditet e dyta me kuotë të njëjtë pikësh, por me goldallim më të dobët.

Në ndeshjen tjetër, skuadra e Dukagjinit është rikthyer te fitorja dhe atë duke e mposhtur Llapin, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me rezultat minimal 1:0. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Hekuran Berisha, në minutën e 58-të.

Me këtë fitore, Dukagjini arrin në kuotën e 9 pikëve, por edhe më tutje renditet në pozitën e parafundit, ndërsa Llapi ka 14 pikë dhe është në vendin e pestë.