Bajrami vendimtar, e çon Rangersin në finalen e Kupës së Skocisë

Bajrami vendimtar, e çon Rangersin në finalen e Kupës së Skocisë

Nedim Bajrami ia dha vulën fitores së Rangersit.

Në fakt, goli i sulmuesit të krahut të kombëtares shqiptare kishte vlerën e hiç më pak se finalja e Kupës së Skocisë, duke eliminuar kështu skuadrën e Motherwellit, raporton Klan Kosova.

Bajrami ia dha skuadrës së tij epërsinë në minutin e 81-të, duke realizuar për 1:2.

Vendasit kaluan të parët në epërsi që e shënoi Andy Halliday në minutin e 25-të, kurse në minutin e 49-të, Cyriel Dessers i barazoi shifrat.

Në finale, Rangersi do të takohet me Celticun më 15 dhjetor.

Në gjysmëfinale, Celticu të shtunën e eliminoi Aberdeenin me rezultatin e thellë 6:0.