Bajrami thotë se buxheti prej 3.6 miliardësh është antikushtetues
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, po e cilëson antikushtetues, buxhetin e miratuar për vitin e ardhshëm.
Siç thotë ajo, meqë me Ligjin e pagave, rritja e sasisë së koeficienteve, nuk është e lejueshme.
“Buxheti ka një problem, është kundër kushtetues sepse flet për vlerën e koeficientin ndërkohë që me Ligjin e pagave, nuk lejohet të rritet sasia e koeficienteve me Ligj të buxhetit, por me Ligj të pagave është e caktuar që të ndryshohet vlera monetare e koeficientit”, ka thënë Bajrami.
Ndaj thekson ajo se ky buxhet është një buxhet tranzitor, thjeshtë për janar edhe shkurt.
”Nuk ka asnjë lloj rëndësie se sa kanë planifikuar ata, sepse në zgjedhjet e 9 shkurtit ka me dal një qeveri e re e cila duhet në javët e para me bë rishikim e saj dhe me reflektu programi dhe zotimin që kanë dhënë dhe jam e sigurt që do të jetë Qeveria e LDK-së”.
Tutje ajo për Ekonomia Online, dha edhe një sqarim tjetër, për çka vlerëson se me Qeverinë Kurti, ndodhi për herë të parë.
”Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Kosovës që me një nen të Ligjit të buxhetit të ndërrohet komplet shtojcat e një ligji tjetër. Ajo çfarë lejohet në nenin 33 të Ligjit të pagave është që çdo vit me Ligj të buxhetit të caktohet vlera e koeficientit”.