
Bajrami: Kërkoj rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërim të votave në gjithë Kosovën.
Ajo ka shkruar në Facebook se kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi para ligjit dhe para qytetarëve.
“Kërkoj rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën dhe reagim të shpejtë e efikas nga institucionet e drejtësisë. Kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi para ligjit dhe para qytetarëve”, ka shkruar Bajrami.
