
Bajrami: Deputetët të mos kenë frikë për nënshkrimin ankesës për ZRrE-në
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është shkak që vendi është në situatën e tanishme të moskonstituimit.
Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se deputetët nuk duhet të frikësohen nga nisma për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Nga partia që e ka blloku Kuvendin nga 15 prilli nuk pritet ndryshe, sikur të mendonin për qytetarët dhe bizneset znj. Kusari-Lila dhe të tjerët ne sot nuk do të ishim në këtë situatë. Megjithatë nuk kanë asnjë arsye të frikësohen nga nisma e deputetëve për mbledhjen e nënshkrimeve me qëllim që t’i kërkohet ZRRE-së shfuqizimi ose shtyrjen e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike”.
“Ju rikujtoj se përfaqësuesit e qytetarëve kanë detyrimin të mbrojnë interesin publik, dhe nënshkrimi i kësaj nisme do të ishte veprim i drejtë dhe në përputhje me këtë përgjegjësi. Për nënshkruesit e kësaj kërkese vota e marrë është përgjegjësi, jo shansë me lujtë me vullnetin e qytetarëve e me blloku institucionet”, ka thënë Bajrami.