Bajra shpalos tabelat e shikueshmërisë së BBVK -VIDEO

Bajra shpalos tabelat e shikueshmërisë së BBVK -VIDEO

Sot, tek emisioni “Ora e Pasdites” i ftuar ishte shefi i rrjeteve sociale në Big Brother VIP Kosova 2, Diamant Bajra.

Bajra shpalosi tabelat e shikueshmërisë së Big Brother Vip Kosova. Sa ka qenë tabela e shikueshmërisë në Kosovë, cilat grupmosha e ndoqën me më shumë interesim, cili nga shtetet në të cilët jetojnë mërgimtarët tonë prin në listë për shikueshmëri.

“Kemi menduar se do të arrijmë në një nivel ku audienca do t’i ndjek banorët, por që do lidheshin kaq shumë me banorët dhe do të përfshiheshin kaq shumë me ngjarjet brenda shtëpisë doli jashtë pritshmërive tona. Në platformën e Instagramit me shikueshmëri kemi Kosovën me 33.2 për qind, Shqipëria 10.4 për qind, Gjermania 10.3 për qind, Zvicra 5.8 për qind dhe Maqedonia me 4.6 për qind. Në platformën TikTok më shumë mërgimtar nga Cyrihu e kan shiku Big Brother se sa banorët e Prishtinës. Totali i shikueshmërisë për tre mujorin nga katër platformat, nga Youtube, Instagram, TikTok dhe Facebook ka kaluar çdo pritshmëri dhe target që kemi pas, ka shkuar mbi dy miliardë”, u shpreh Bajra.

Për të kuptuar më shumë rreth intervistës, klikoni tek linku i mëposhtëm.