
Bahamas shteti i 121-të që njeh Kosovën
Bahamas është bërë shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Lajmin e ka bërë me dije të premten presidentja Vjosa Osmani.
“Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë! Sapo kemi nënshkruar, këtu në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonë të mirë Philip Davis”, ka shkruar në “Facebook” presidentja Vjosa Osmani.
