Avokati serb pasi vendosi lule në Prekaz: Liria gjithmonë fiton

Avokati serb pasi vendosi lule në Prekaz: Liria gjithmonë fiton

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, i cili mbron politikanin serb, Nikolla Sanduloviq, përsëriti veprimin e tij duke vendosur lule te varri i Blerina Jasharit, shtatëvjeçares së vrarë nga forcat serbe gjatë sulmit të familjes Jashari në Prekaz.

Ai bëri nderimet dhe kërkimfaljen duke thënë se nuk frikësohet nga arrestimi sikur që i ndodhi Sanduloviqit.

Në fjalimin e tij para mediave, Stojkoviq tha se mesazhi i Prekazit është se “liria gjithmonë fiton”.

“I arrestuar ose jo, unë do të vazhdoj të jem njeri i lirë. Siç janë plot. Sepse liria nuk vjen nga gjykimet. As burgjet nga hekurat. Liria vjen nga zemra e njeriut. Ne që nuk kemi frikë – sepse njerëzit e mirë s’kanë pse të frikësohen – ne veçse e kemi shpjeguar veten tonë. Prej të gjitha mesazheve që lihen në këtë vend, ky është më i rëndësishmi: Liria gjithmonë fiton”, tha ai para mediave.

Stojkoviq e ka lënë edhe një letër te varri i Blerinës të shkruar në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.