
Avokati i Popullit i shkruan Trendafilovës, kritikon procesin në Dhomat e Specializuara
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, i ka dërguar një letër kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, në lidhje me procesin që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po mbahen në paraburgim udhëheqësit e UÇK-së.
Ai ka thënë se Dhomat e Specializuara shfaqin mangësi të theksuara në respektimin e të drejtave themelore, në veçanti të së drejtës për gjykim të drejtë. Qelaj ka theksuar se është jashtëzakonisht e pazakontë, dhe thellësisht shqetësuese, të shohësh një gjykatë duke i refuzuar pothuajse të gjitha kërkesat procedurale dhe provuese të paraqitura nga mbrojtja.
Ai ka thënë se shqetësuese është edhe mënyra se si janë pranuar prova që burojnë nga autoritetet serbe.
Letra e plotë:
Letra e Avokatit të Popullit, Naim Qelaj dërguar Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës,Ekaterina Trendafilova👇
