Avokati i ish-ushtarit të UÇK-së që u arrestua në Merdare: Është dërguar në qendrën e paraburgimit në Beograd
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj është arrestuar mëngjesin e së premtes nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdarë.
Avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, ka thënë se informatat e fundit që i ka janë se tashmë Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kushumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd, në rrugën Bacvanska.
“Informatat e fundit për rastin e arrestimit e Hasan Dakaj qe i kam marrur janë se tashmë Ztr. Hasan Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit ne Kushumli ne Qendren Kryesore te Paraburgimit ne Beograd ne rrugen Baçvanska.”
Sipas Smakiqit, Prokuroria e Serbisë pretendon se ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte.
“Pjesëtari i UÇK-se Hasan Dakaj pretendohet nga Prokuroria serbe se kinse ai ne vitin 1999 ka kryer krime lufte si 19 vjeçar. Sipas detyrës zyrtare Hasan Dakaj i është caktuar një avokat nga Serbia, ku ne intervistimin para prokurorit serb Hasan Dakaj është deklaruar i pafajshëm edhe për faktin se fare nuk ka qenë në ato lokacione sipas dyshimeve të prokurorisë së Serbisë dhe se është ngatërruar ne identitet me dikënd tjetër.
Smakiqi ka bërë të ditur se të martën do të mbahet seanca dëgjimore lidhur me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
“Te Marten 2024 pritet dhe një seance dëgjimore për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë serbe lidhur me masën e paraburgimit. Ne cilësinë e avokatit te Familjes Dakaj jamë në kontakt orë pas ore me te ngarkuarin ne Zyren Nderlidhëse te Kosoves në Beograd dipomatin Jetish Jasharin dhe e falënderoj për qasjen profesionale. Por duke qenë se arrestimi i Hasan Dakaj është ndalim politik për te iu hakmarrur pjestareve te UÇK-së për arrjtjen e pavarësisë dhe qe mos ti lejojë ta gezojnë liberalizimin e vizave kategoria qe ka kontribuar për këtë ditë përbën çështje poltike dhe fare pak juridike.”
Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti, ministers Gërvalla dhe diplomatëve që të bëjnë presion që Dakaj të lirohet sa më shpejtë.
“Prandaj i bëjë thirrje Kryeministrit, Ministres Gervalla dhe secilit diplomatë te bëjë presionin adekuat diplomatik e politikë qe ndërmjetësit e dialogut dhe ambasadat e vendeve mike te ndikojnë qe Hasan Dakaj i pafajshëm te lirohet sa me shpejtë. Kurse thirrjet e kujtdo qoftë nga zyrtaret e shtetit te Kosovës qofshin dhe diplomatë te Kosovës qe qytetaret e Kosovës te mos lëvizin neper territorin e Serbisë janë tërsishtë jo profesionale dhe legjitojnë arrestimet politike te kundërligjshme. Liberalizimi lëvizja e lirë nuk është parciale as selektive iu takon secilit shtetas te Republikës se Kosovës edhe ish pjesëtarëve te UÇK-së”.