
Avokati Gazmend Halilaj në Guxo
Në Partinë Guxo ka aderuar avokati i njohur nga Drenasi, Gazmend Halilaj.
“Në përpjekje të përhershme për liri e pavarësi, si i ri Gazmend Halilaj iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimi i vendit e gjeti në uniformën e saj. Për 11 vjet, pastaj, ai mbajti me nder edhe uniformën e Policisë së Kosovës. Pas punës së ndershme, avancimit profesional e pas rezultateve të shkëlqyeshme në detyrën si zyrtar policor, por paralelisht edhe shkollimit superior e avancimit akademik në jurisprudencë, nga viti 2015, Gazmendi ka kaluar të punojë si avokat në sistemin e drejtësisë, aty ku vazhdon përpjekjet e tij të përhershme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e për drejtësi”, ka shkruar në Facebook Faton Peci, kryetar i Guxo-s.