HomeSportAtmosferë fantastike në stërvitjen e fundit para pushimit trejavor në Akademinë e...

Atmosferë fantastike në stërvitjen e fundit para pushimit trejavor në Akademinë e FIFA-s në FFK!

spot_img

Seanca e sotme në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali ishte e veçantë. Talentet e rinj të Akademisë zbritën në fushë për t’u përballur me prindërit e tyre, duke krijuar momente plot buzëqeshje, emocione, argëtim dhe rivalitet sportiv.

Akademia, e cila ka nisur punën me talentet e gjeneratës U13 në muajin mars, zhvillohet nën udhëheqjen e ekspertit të FIFA-s, Rainer Kraft, ndërsa i gjithë projekti realizohet nën monitorimin e udhëheqëses së programit FIFA Talent Development Scheme në FFK, Sanije Krasniqi.

Rainer Kraft: “Zhvillimi individual i futbollistëve është në qendër të projektit FIFA Talent Academy”.

Eksperti i FIFA-s u shpreh shumë i kënaqur me progresin e futbollistëve pas katër muajve të punës intensive, duke theksuar se stërvitja në një mjedis me lojtarët më të mirë të gjeneratës së tyre i sfidon vazhdimisht dhe ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e tyre.

Ai rikujtoi se projekti nisi me skautimin e mbi 500 futbollistëve në të shtatë rajonet e Kosovës, ndërsa pas disa fazave përzgjedhëse u formua grupi prej 19 futbollistëve, që përbën Kombëtaren U13 të Kosovës.

Sipas Kraft, misioni i këtij projekti nuk është vetëm ndërtimi i një ekipi konkurrues, por mbi të gjitha zhvillimi individual i secilit futbollist, me synimin që në të ardhmen ata të jenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave dhe më pas e Kombëtares A.

“FIFA thotë: ‘Jepini çdo talenti një mundësi’. Pikërisht ky është misioni ynë dhe arsyeja pse ky projekt është kaq i rëndësishëm për të ardhmen e futbollit në Kosovë”, theksoi Kraft.

Pas pushimit trejavor, talentet do t’i rikthehen stërvitjeve për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt zhvillimit dhe realizimit të potencialit maksimal.

 

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...