HomeEkonomiATK prezanton reformat tatimore të Kosovës në konferencën ndërkombëtare në Athinë

ATK prezanton reformat tatimore të Kosovës në konferencën ndërkombëtare në Athinë

spot_img

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, së bashku me Zëvendësdrejtorin Sami Salihu, morën pjesë në konferencën ndërkombëtare “Nga Reforma tek Rezultatet: Dëshmi mbi ndikimin e reformës në administratën tatimore”, e organizuar nga Autoriteti i Pavarur për të Ardhurat Publike në Greqi, në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Konferenca u mbajt në Athinë dhe mblodhi drejtues të administratave tatimore, ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve financiare nga vende të ndryshme të Evropës dhe rajonit, me fokus në transformimin institucional, digjitalizimin, përdorimin e inteligjencës artificiale dhe ndikimin e reformave në administratat tatimore.

Në kuadër të sesionit “Renditja e reformave dhe qëndrueshmëria – Cilat zgjedhje në renditjen e reformave ishin më të rëndësishmet dhe pse? drejtori Mentor Hyseni prezantoi temën “Renditja e reformave dhe qëndrueshmëria – Ndërtimi i besimit, nxitja e rritjes”, ku ndau përvojën e Kosovës në procesin e reformimit të administratës tatimore, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të besimit me tatimpaguesit, avancimin e shërbimeve digjitale dhe krijimin e një administrate moderne, transparente dhe efikase.

Me këtë rast, Drejtori Hyseni deklaroi se transformimi i administratës tatimore nuk matet vetëm me rritjen e të hyrave, por edhe me aftësinë për të ndërtuar besim, transparencë dhe shërbime moderne për tatimpaguesit. Vetëm përmes reformave të qëndrueshme dhe digjitalizimit mund të krijojmë një ambient që nxit zhvillimin ekonomik dhe forcimin e institucioneve.

Gjatë konferencës, përfaqësuesit e ATK-së zhvilluan gjithashtu takime me homologë dhe ekspertë ndërkombëtarë, ku u diskutuan praktikat më të mira për modernizimin e administratave tatimore dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e ATK-së në këtë forum ndërkombëtar paraqet një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e reformave institucionale, në përputhje me standardet moderne evropiane dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në administrimin tatimor.

Lajmet e Fundit

Certifikata e parë “Made in Kosova”, e njohur ndërkombëtarisht

Oda Ekonomike e Kosovës ka lëshuar të martën certifikatën e parë të Origjinës “Made...

Musiala sqaron gjendjen shëndetësore: Jam mirë, nuk ka rrezik

Jamal Musiala ka reaguar pas shqetësimeve të fundit për gjendjen e tij shëndetësore, duke...

Haxhiu priti pjesëmarrësit e Seminarit të 44-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ushtruese e Detyrës së Presidentes, Albulena...

Përparim Rama: Detyra jonë është t’u krijojmë mundësi të rinjve të suksesshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar rëndësinë e mbështetjes së të rinjve të...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...