ATK-ja thotë se taksitë duhet të pajisen me sistem fiskal të veçantë

ATK-ja thotë se taksitë duhet të pajisen me sistem fiskal të veçantë

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë me dije se të gjithë tatimpaguesit të cilët zhvillojnë aktivitet të taksive, se janë të obliguar që të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për Taxi.

Administrata Tatimore e Kosovës tanimë ka certifikuar model të Sistemit Fiskal për sektorë të veçantë Taxi, kështu që personat të cilët zhvillojnë aktivitet të taksive tani mund të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për Taxi.

“Kërkojmë nga të gjithë tatimpaguesit të cilët ushtrojnë veprimtarinë Taxi, pra ofrojnë shërbime taksi për pasagjerë, që të fiskalizohen sa më parë me Sistem Fiskal të veçantë për Taxi, ashtu siç kërkohet me legjislacionin në fuqi, si dhe Kërkesat Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale/Sistemet Fiskale (PEF/SF). Për t’u fiskalizuar me Sistem Fiskal të veçantë për Taxi është e nevojshme që të kontaktohen Operatorët Ekonomik të cilët kanë të certifikuar modele të Sistemit Fiskal për sektorë të veçantë Taxi”, ka njoftuar ATK-ja.