HomeEkonomiATK-ja pranon mbi 3 mijë denoncime nga qytetarët për parregullsi tatimore, rritje...

ATK-ja pranon mbi 3 mijë denoncime nga qytetarët për parregullsi tatimore, rritje prej 42 për qind

spot_img

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka pranuar 3 mijë e 54 denoncime nga qytetarët për parregullsi tatimore gjatë periudhës janar-shtator 2026.

Sipas njoftimit të ATK-së, kjo shifër paraqet rritje prej 42 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin pranuar 2 mijë e 150 denoncime, apo 904 më pak se këtë vit.

ATK-ja vlerëson se kjo rritje dëshmon për një angazhim më të madh të qytetarëve dhe forcim të bashkëpunimit me institucionin në luftimin e shmangies tatimore dhe identifikimin e parregullsive.

Në njoftim theksohet se qytetarët janë partnerë të rëndësishëm të ATK-së dhe se çdo raportim kontribuon në ndërtimin e një sistemi tatimor më të përgjegjshëm dhe më të drejtë.

“Së bashku për përgjegjësi tatimore dhe drejtësi për të gjithë!”, thuhet në mesazhin e ATK-së.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...